Powered by Blogger.
Sunday, September 16, 2012

“Nuk mund të më prishni me Rihanna-n”



Rita Ora më në fund ka pranuar të komentoj rreth krahasimeve të vazhdueshme që i bëhet be Rihanna. Ajo tha se po mundohet ta krijojë karakterin e saj si artistë dhe nuk dëgjon kritikat të cilat thonë se ajo është një kopje e Rihanna-s.
Madje ajo e bëri të qartë se nuk ka armiqësi me të.

“Muzika ime është ndryshe, ne këndojmë ndryshe, ne vimë nga vende të ndryshme të botës”, tha Rita.

Rita është këngëtare e re në industrinë muzikore botërore, prandaj një zënke me një yll botërorë patjetër se do i binte në sy të gjithëve.
Pavarëisht thashethemeve sipas së cilave Rihanna po mundohet t’ia marrë të dashurinë Ritës, Rob Kardashian, ose thashethemeve se Rita ia ka vjedh asaj këngën “RIP”, e të tilla shkrime të cilat mundoheshin të pasqyronin një armiqësi mes tyre, Rita tha se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Ne takohemi shumë shpesh dhe dalim bashkë. Prandaj nëse njerëzit po munohen të krijojnë armiqësi mes neve, nuk do ju funksionojë. Ne jemi pjesë e një familjeje, familjes ‘Roc Nation’”, shpjegon kosovarja. 

Publikon fotografi me të dashurën në plazh (foto)



Ai ka qenë I martuar dy herë dhe ka pasur një lidhje pothuajse me këdo nga vajzat që ka pëlqyer duke filluar nga January Jones e deri te Renee Zellweger.
Jim Carrey, 50 vjeçar, gjithashtu ka edhë një djal me modelen dhe aktoren Jenny McCarthy.



Mirëpo ai së fundmi është parë në plazhin e Malibusë, me një vajzë. Ai është duke dalur me një student ruse, 23 vjeçaren Anastasia 

Genta, pa të dashur (FOTO)



Këngëtarja Genta Ismajli, ka pasur një verë plot me punë e koncerte.
Ajo nuk ka pasur mundësi të pushojë, prandaj pas përmbylljes së sezonit të koncerteve verore, këngëtarja është nisur drejt Çikagos, ku po shijon disa ditë me familjarët e saj atje.
Duke qenë se ka pasur një orar të ngjeshur në muajt e fundit, Genta ka konfirmuar për mediat shqiptare se gjatë gjithë kohës ka qenë e rrethuar me bashkëpunëtorët e saj dhe se kjo ka ndikuar që Genta të mos ketë në krahë një të dashur.
Përveç se për performancat e saj, këngëtarja është përfolur shumë për dy ngjarje që lidhen pikërisht me bashkëpunëtorët e saj. Kjo pasi ajo ndërpreu bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, e ndërkohë ngeli edhe pa menaxher në SHBA, pasi John Goçi u arrestua. 

Henry shënoi nga korneri


Se ende është ai i dikurishmi dhe ka ende çka të tregojë në futboll, e dëshmoi edhe një herë, duke shënuar një gol nga korneri. Është fjala për futbollistin e New York Red Bull,
Thierry Henry, ish yllin e ekipit anglez Arsenalit, dhe të Barcelonës.Ai shënoi dy nga tre golat që i shënoi ekipi i tij NY Red Bull ndaj skuadrës Columbus Crew në kuadër të kampionatit amerikan të futbollit MLS.
Ekipi I Red Bullit fitoi me rezultatin 3 me 1,ndërsa golat I shënuan për Columbus Crew Mirosevic në min. 3,ndërsa për NY Red Bull Henry në min. 3 dhe 90+3, dhe Mccarty në min.79.

Ç’bën Obama pasi fle gruaja e tij



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kalon deri në tri orë në internet me “iPad”-in e tij, dhe shikon sport në televizor, pasi gruaja e tij bie të flejë.
Përkundër udhëheqjes së botës së lirë dhe kandidimit për rizgjedhje, i pari i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle, e kanë një rutinë të mbrëmjes të ngjashme me miliona çifte të tjera.
“Prej kohës kur bashkëshortja e tij shkon për të fjetur, rreth orës 10, derisa ai vetë të shkojë në shtrat, në orën 1, Obama shijon privatësinë më të madhe që mund ta gëzojë”, sipas një rrëfimi të ri për jetën e tij të përditshme.
“Askush, përveç tij nuk e di saktësisht se ku ndodhet ai apo çfarë është duke bërë. Ai, natyrisht, nuk mund të largohet nga shtëpia, por mund ta shikojë ‘ESPN’-në, ta përdorë internetin në ‘iPad’, të lexojë libra, dhe të thërrasë udhëheqës të huaj në zona të ndryshme kohore”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka thënë revistës “Vanity Fair”, të cilës i është dhënë qasje e paprecedentë në presidencë gjatë tetë muajve të fundit, se ai zgjohet në orën 7 të mëngjesit, para se të bëjë ushtrime në palestrën e Shtëpisë së Bardhë për një orë.
“Duhesh të ushtrosh”, ka shpjeguar ai, “ose në një pikë të caktuar do të kapitullosh”.
Ai më pas ndërron veshjen, të cilën ia zgjedhin të tjerët, dhe ha mëngjes, përbërjen e të cilit po ashtu nuk e zgjedh vetë.
“Unë nuk dua të vendos se çka të ha apo çka të vesh”, ka thënë ai. “Kam boll vendime të tjera për të ndërmarrë”, është shprehur presidenti Obama.
Ai ka kujtuar se ka shëtitur, i trembur, gjatë natës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Por, pasi është ambientuar, ai dhe zonja Obama kanë gjetur një vend të pëlqyer – ballkonin “Truman” – ku ata rrinë në mbrëmje. “Më jashtë se kaq s’mund të ndihesh”, ka thënë ai.
Obama ka vajtuar humbjen e “momenteve të rastësishme” të jetës së zakonshme. “Nuk takon në ndonjë restorant ndonjë mik të cilin s’e ke parë prej vitesh”, është shprehur ai.
“Mungesa e anonimitetit dhe e befasisë është një gjendje e panatyrshme. Adaptohesh me të, por s’mund të mësohesh me të”, ka shpjeguar numri një i Shteteve të Bashkuara.
Përkundër tonit intim, artikulli është shqyrtuar me mjaft kujdes nga stafi i Obamas. Një bisedë, gjatë së cilës ai është bërë shumë emocional, është urdhëruar prej Shtëpisë së Bardhë që të hiqet nga shkrimi, që “mbase kryekomandanti amerikan të mos përshkruhet i përlotur”, sipas gazetës amerikane “The New York Times”./Indeksonline/ 

Elefanti që mahnit vizitorët (FOTO)



Ky elefant mahnit vizitorët e kopshtit zoologjik, duke luajtur me një rreth, ndërsa i është duke ecur.

Elefantët e tjerë në kopshtin zoologjik në Hannover të Gjermanisë, gjithashtu kanë truket e tyre të zgjuara dhe veshmbathjet e tyre interesante.

Kafshët gjithashtu i mahnitin të pranishmit duke kërcyer së bashku, duke u balancuar në këmbët e tyre.

Ata kanë një përgatitje shumë të madhe dhe një përkujdesje shumë të mirë nga punëtorët e kopshtit zoologjik./Indeksonline/
Monday, September 10, 2012

“Dua të kem jetë private, larg medieve”



Në një intervistë të re shokuese, Kim Kardashian ka pranuar se tashmë ka filluar të lodhet nga programet ‘reality’, shitja e shisheve të ujit me fotografinë e saj anash dhe dëshiron të kuptojë se çfarë në të vërtetë nënkupton fjala “private”.

Ky lajm ishte krejt i papritur dhe ka “shokuar” një pjesë të madhe të fansave të saj.
“Shishet e ujit shiten gjatë gjithë kohës. Njerëzit i koleksionojnë ato sepse secili dyqanë ka një fotografi timen ndryshe nga tjetra. Kjo është çmenduri. Dua të them, në një shishe uji? Ndihem keq për motrat e mia të vogla. Nëse ka diçka për të cilën jam shumë falenderuese “është privatësia ime deri para shtatë vitesh më parë”
Ajo gjithashtu tha se është penduar shumë që dasmën e saj e ka transmetuar në television dhe se herën tjetër nuk do të veprojë njësojë.
“Po mundohem të punojë pak më shumë rreth privatësisë sime”, përfundoi Kim.
Por ndoshta është dasht të mendohej më herët në ëkëtë gjë. Njësoj siç tham dje në rastin e Kristen Stewart, jeta nuk e ka opcionin, ctrl+z. /Indeksonline/
 
© Copyright 2011-2012 Shtypi Online All Rights Reserved.