Powered by Blogger.
Sunday, September 16, 2012

“Nuk mund të më prishni me Rihanna-n”



Rita Ora më në fund ka pranuar të komentoj rreth krahasimeve të vazhdueshme që i bëhet be Rihanna. Ajo tha se po mundohet ta krijojë karakterin e saj si artistë dhe nuk dëgjon kritikat të cilat thonë se ajo është një kopje e Rihanna-s.
Madje ajo e bëri të qartë se nuk ka armiqësi me të.

“Muzika ime është ndryshe, ne këndojmë ndryshe, ne vimë nga vende të ndryshme të botës”, tha Rita.

Rita është këngëtare e re në industrinë muzikore botërore, prandaj një zënke me një yll botërorë patjetër se do i binte në sy të gjithëve.
Pavarëisht thashethemeve sipas së cilave Rihanna po mundohet t’ia marrë të dashurinë Ritës, Rob Kardashian, ose thashethemeve se Rita ia ka vjedh asaj këngën “RIP”, e të tilla shkrime të cilat mundoheshin të pasqyronin një armiqësi mes tyre, Rita tha se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Ne takohemi shumë shpesh dhe dalim bashkë. Prandaj nëse njerëzit po munohen të krijojnë armiqësi mes neve, nuk do ju funksionojë. Ne jemi pjesë e një familjeje, familjes ‘Roc Nation’”, shpjegon kosovarja. 

Publikon fotografi me të dashurën në plazh (foto)



Ai ka qenë I martuar dy herë dhe ka pasur një lidhje pothuajse me këdo nga vajzat që ka pëlqyer duke filluar nga January Jones e deri te Renee Zellweger.
Jim Carrey, 50 vjeçar, gjithashtu ka edhë një djal me modelen dhe aktoren Jenny McCarthy.



Mirëpo ai së fundmi është parë në plazhin e Malibusë, me një vajzë. Ai është duke dalur me një student ruse, 23 vjeçaren Anastasia 

Genta, pa të dashur (FOTO)



Këngëtarja Genta Ismajli, ka pasur një verë plot me punë e koncerte.
Ajo nuk ka pasur mundësi të pushojë, prandaj pas përmbylljes së sezonit të koncerteve verore, këngëtarja është nisur drejt Çikagos, ku po shijon disa ditë me familjarët e saj atje.
Duke qenë se ka pasur një orar të ngjeshur në muajt e fundit, Genta ka konfirmuar për mediat shqiptare se gjatë gjithë kohës ka qenë e rrethuar me bashkëpunëtorët e saj dhe se kjo ka ndikuar që Genta të mos ketë në krahë një të dashur.
Përveç se për performancat e saj, këngëtarja është përfolur shumë për dy ngjarje që lidhen pikërisht me bashkëpunëtorët e saj. Kjo pasi ajo ndërpreu bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, e ndërkohë ngeli edhe pa menaxher në SHBA, pasi John Goçi u arrestua. 

Henry shënoi nga korneri


Se ende është ai i dikurishmi dhe ka ende çka të tregojë në futboll, e dëshmoi edhe një herë, duke shënuar një gol nga korneri. Është fjala për futbollistin e New York Red Bull,
Thierry Henry, ish yllin e ekipit anglez Arsenalit, dhe të Barcelonës.Ai shënoi dy nga tre golat që i shënoi ekipi i tij NY Red Bull ndaj skuadrës Columbus Crew në kuadër të kampionatit amerikan të futbollit MLS.
Ekipi I Red Bullit fitoi me rezultatin 3 me 1,ndërsa golat I shënuan për Columbus Crew Mirosevic në min. 3,ndërsa për NY Red Bull Henry në min. 3 dhe 90+3, dhe Mccarty në min.79.

Ç’bën Obama pasi fle gruaja e tij



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kalon deri në tri orë në internet me “iPad”-in e tij, dhe shikon sport në televizor, pasi gruaja e tij bie të flejë.
Përkundër udhëheqjes së botës së lirë dhe kandidimit për rizgjedhje, i pari i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle, e kanë një rutinë të mbrëmjes të ngjashme me miliona çifte të tjera.
“Prej kohës kur bashkëshortja e tij shkon për të fjetur, rreth orës 10, derisa ai vetë të shkojë në shtrat, në orën 1, Obama shijon privatësinë më të madhe që mund ta gëzojë”, sipas një rrëfimi të ri për jetën e tij të përditshme.
“Askush, përveç tij nuk e di saktësisht se ku ndodhet ai apo çfarë është duke bërë. Ai, natyrisht, nuk mund të largohet nga shtëpia, por mund ta shikojë ‘ESPN’-në, ta përdorë internetin në ‘iPad’, të lexojë libra, dhe të thërrasë udhëheqës të huaj në zona të ndryshme kohore”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka thënë revistës “Vanity Fair”, të cilës i është dhënë qasje e paprecedentë në presidencë gjatë tetë muajve të fundit, se ai zgjohet në orën 7 të mëngjesit, para se të bëjë ushtrime në palestrën e Shtëpisë së Bardhë për një orë.
“Duhesh të ushtrosh”, ka shpjeguar ai, “ose në një pikë të caktuar do të kapitullosh”.
Ai më pas ndërron veshjen, të cilën ia zgjedhin të tjerët, dhe ha mëngjes, përbërjen e të cilit po ashtu nuk e zgjedh vetë.
“Unë nuk dua të vendos se çka të ha apo çka të vesh”, ka thënë ai. “Kam boll vendime të tjera për të ndërmarrë”, është shprehur presidenti Obama.
Ai ka kujtuar se ka shëtitur, i trembur, gjatë natës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Por, pasi është ambientuar, ai dhe zonja Obama kanë gjetur një vend të pëlqyer – ballkonin “Truman” – ku ata rrinë në mbrëmje. “Më jashtë se kaq s’mund të ndihesh”, ka thënë ai.
Obama ka vajtuar humbjen e “momenteve të rastësishme” të jetës së zakonshme. “Nuk takon në ndonjë restorant ndonjë mik të cilin s’e ke parë prej vitesh”, është shprehur ai.
“Mungesa e anonimitetit dhe e befasisë është një gjendje e panatyrshme. Adaptohesh me të, por s’mund të mësohesh me të”, ka shpjeguar numri një i Shteteve të Bashkuara.
Përkundër tonit intim, artikulli është shqyrtuar me mjaft kujdes nga stafi i Obamas. Një bisedë, gjatë së cilës ai është bërë shumë emocional, është urdhëruar prej Shtëpisë së Bardhë që të hiqet nga shkrimi, që “mbase kryekomandanti amerikan të mos përshkruhet i përlotur”, sipas gazetës amerikane “The New York Times”./Indeksonline/ 

Elefanti që mahnit vizitorët (FOTO)



Ky elefant mahnit vizitorët e kopshtit zoologjik, duke luajtur me një rreth, ndërsa i është duke ecur.

Elefantët e tjerë në kopshtin zoologjik në Hannover të Gjermanisë, gjithashtu kanë truket e tyre të zgjuara dhe veshmbathjet e tyre interesante.

Kafshët gjithashtu i mahnitin të pranishmit duke kërcyer së bashku, duke u balancuar në këmbët e tyre.

Ata kanë një përgatitje shumë të madhe dhe një përkujdesje shumë të mirë nga punëtorët e kopshtit zoologjik./Indeksonline/
Monday, September 10, 2012

“Dua të kem jetë private, larg medieve”



Në një intervistë të re shokuese, Kim Kardashian ka pranuar se tashmë ka filluar të lodhet nga programet ‘reality’, shitja e shisheve të ujit me fotografinë e saj anash dhe dëshiron të kuptojë se çfarë në të vërtetë nënkupton fjala “private”.

Ky lajm ishte krejt i papritur dhe ka “shokuar” një pjesë të madhe të fansave të saj.
“Shishet e ujit shiten gjatë gjithë kohës. Njerëzit i koleksionojnë ato sepse secili dyqanë ka një fotografi timen ndryshe nga tjetra. Kjo është çmenduri. Dua të them, në një shishe uji? Ndihem keq për motrat e mia të vogla. Nëse ka diçka për të cilën jam shumë falenderuese “është privatësia ime deri para shtatë vitesh më parë”
Ajo gjithashtu tha se është penduar shumë që dasmën e saj e ka transmetuar në television dhe se herën tjetër nuk do të veprojë njësojë.
“Po mundohem të punojë pak më shumë rreth privatësisë sime”, përfundoi Kim.
Por ndoshta është dasht të mendohej më herët në ëkëtë gjë. Njësoj siç tham dje në rastin e Kristen Stewart, jeta nuk e ka opcionin, ctrl+z. /Indeksonline/

Si e mbrojti Donald Trump, Berishën?



Fotografi i mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, Fadil Berisha, vazhdon karrierën e tij të suksesshme në New York, duke qenë fotograf zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markës prestigjoze “Rolex”.
Pak kohë më parë, Berisha ka pasur një problem me punën e tij. Ndërsa zhvillohej Miss United States, vajzat u pikturuan në trupin e tyre, një lloj arti body-painting, dhe u fotografuan me rroba të brendshme, ndërkohë që u konsideruan si të përdorura, si objekte seksuale nga shumë media amerikane.
Çështja shkoi deri në CNN, ndërkohë që ishte vetë Donald Trump i cili mbrojti këtë kauzë, që kaloi e gjitha në favorin e Berishës.
Fotografi shqiptar ka sqaruar se si është zhvilluar kjo ngjarje, që në fund ka ndikuar vetëm pozitivisht tek Miss U.S.A.

"Donald Trump ka Miss Universal, Miss U.S.A dhe Miss Pink. Ishim në Las Vegas dhe ramë dakord që të bënim foto shumë më seksi, për Miss U.S.A. meqenëse është një vend shumë më i hapur, është një gjë shumë më interesante dhe ishte një reklamë shumë e mirë. I bëmë ato “In Vegas with Fadil Berisha”, ka filluar Berisha rrëfimin e tij për TCH, duke  shtuar:
"Unë nuk isha vetëm në atë takim dhe kur ata panë fotografinë e parë, vajza ndryshoi aq shumë, u bë aq seksi, aq “Victoria Secret” dhe ata morën guximin ta përdornin këtë moment sepse e panë që vajza ishte e mbrojtur dhe fotografia e mbrojtur. I morën 4 fotografitë dhe i futën në CNN, domethënë se dikush i vodhi fotografitë Fadil Berishës. Aty më kapën të gjitha kanalet televizive dhe u bë një debat nëse e teprova apo s'e teprova. Kur e pyten Donald Trump, ai tha se nuk e kuptonte?! “Këto fotografi ishin shumë të bukura dhe të lutem mos e ofendo fotografin tim, ai është shumë më i mirë se ai i “Victoria Secret”, ka shpjeguar tutje ai.
Gjithë kjo doli një sukses shumë më i madh nga sa e kishin menduar. Spektakli bëri famë në krejt botën, u fut në CNN dhe në çdo televizion amerikan.  /Indeksonline/

Rita xhiron me flamurin e Kosovës


(E plotësuar) Këngëtarja Rita Ora sot është duke i vazhduar xhirimet e saja për klipin e ri, përmes së cilit ajo ka qëllim të promovojë vendin tonë nëpër botë.
Madje ajo nuk po mjaftohet vetëm me pamje nga vendi, por ka xhiruar pjesë edhe me flamurin e Kosovës, të cilin e mbanë të lidhur në qafë, gjë që edhe njëherë dëshmoi dashurinë dhe kujdesin e saj ndaj popullit dhe vendit të vet.
Qëllimin e saj Rita e ka konfirmuar edhe në takimin që ka pas sot me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi Rita ka thënë se dëshiron që botës t’ia shfaq në anë të bukur të vendit të saj. Rita Ora ka shprehur falënderime të veçanta për ministrin për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar ndaj saj.

“Unë po dua të them ty shumë faleminderit për krejt çka keni bërë. Pa ndihmën tuaj unë nuk do të mund të realizoja kaq lehtë gjithë ato xhirime”, ka thënë Rita. Ajo ministrit Krasniqi ia dhuroi albumin e saj të parë, “ORA” derisa ai i ka dhuruar asaj instrumentin e lashtë ilir, okarinën si dhe hyjneshën në fron si simbole të civilizimit të hershëm në Kosovë.

“Për mua është nder i veçantë që ju takoj dhe çfarëdo që bëjmë ne për ty është minimumi pasi vërtetë puna jote meriton çdo respekt”, i ka thënë ministri Krasniqi Rita Orës.
Për qëndrimin e saj në vendlindje kanë shkruar edhe mediat prestigjioze amerikane.
Në njërën prej tyre shkruhej:

“Këngëtarja senzacionale Rita Ora tashmë ka arritur sukses në shumë vend të botës me hitet e saja të deritanishme. Por ajo ka vendosur të kthehet mbrapa, aty ku ka lindur, në Kosovë, për të regjistruar videoklipin e saj të ri. Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, (që dikur njihej si Jugosllavi) dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe kur ishte vetëm një vjeçare”.

Kënga të cilës po i punohet klipi, është “Shine your light”, këngë kjo që bënë pjesë në albumin e saj të parë, ORA. /Indeksonline/
Monday, September 3, 2012

Balotelli, duhan, alkool dhe femra


Balotelli, duhan, alkool dhe femra
  
Kapet mat Mario BalotelliLajmibëhet i ditur nga tabloidi britanik "The Sun", i cili ka footgrafuar sulmuesin italian tëManchester City duke pirëduhan në shoqërinë e disa femrave të bukura në një restorant të njohur nëManchester.

Makina tip Bentley GT i sulmuesit të përfaqësueses italiane nuk ja ka dalë mbanë të transportojë shoqet e Super Marios për shkak të alkoolit të tepërt dhe për këtë arsye është dashur ndihma e shoferit të lojtarit për të shoqëruar femrat në shtëpi. 

Kur u mendua se Balotelli i dha fund "kapriçove" të tij, lajmi i fundit me shumë gjasa nuk ka për ti pëlqyer teknikut Roberto Mancini.

Me 8 shtator Rita Ora vjen në Prishtinë

Si duket ylli shqiptaro-britanik do ta përshpejtojë ardhjen e saj të parë pas famës në Kosovë. Mësuam se Rita Ora do të vijë të shtunën e 8 shtatorit në Prishtinë, për të xhiruar një pjesë të klipit të saj më të ri.

Me këtë këngë do t'u tregojë botës edhe origjinën e saj dhevendlindjen e saj të vërtetë.

Ndërsa me të marrë vesh këtë fansat janë të entuziazmuar për ta pritur yllin e tyre në Kosovë.

Mos Noçja është martuar?

Ish- banorja e “Big Brother 1”, Najada Konomi ka vendosur edhe një foto me veshje nuseje. E ndarë shumë kohë më parë me Olsin, ajo ka pasur edhe histori të tjera, ndërkohë që shihet të kalojë pushimetme djaloshin e fotos.

Mos vallë ka vendosur të martohet me të? Ende nuk e dimë.

Dy vjeçari që nuk trembet nga gjarpri (FOTO-LAJM)



Është vetëm dy vjeç dhe nuk ka frikë nga gjarprinjtë përkundrazi luan me ta. CharlieParker luan me gjarprin vdekjeprurës duke pasur një të ardhme të siguruar si zbutës kafshësh. 


Greg Parker, babai i fëmijës, është shumë krenar për të birin: “Jam i habitur nga talentii tij natyral për tu marrë me kafshët. Është diçka e jashtëzakonshme kur e sheh. Nuk ka aspak frikë dhe e pabesueshmja është se di si të sillet me kafshë të ndryshme.”

Justin Bieber për pak sa nuk aksidentohet

Justin Bieber për pak sa nuk është përfshirë në një aksident të premten për ti shpëtuar paparacëve që e ndiqnin atë me makinë. 18-vjeçari u ndalua për dritaret e ngjyrosura në makinën e tij Fisker Karma sportive në Los Angels pasi një oficer Highway Patrol Kaliforni vuri re se një automjet ecte me shpejtësi pas tij.


Sipas TMZ , dy fotografënxituan në skenën, duke humbur kontrollin e automjeteve të tyre dhe goditjen në një tjetër kur trafiku ishte tepër i rënduar në Ventura Boulevard.

Xhaka: Nëse i shënoj Shqipërisë, nuk festoj

Portali gjerman i lajmeve "rp-online.de" ka intervistuar Granit Xhakën, shqiptaro-zviceranin e Borussia Munchengladbah, duke e ngacmuar edhe për ndeshjen e 11 shtatorit ku përballë do të ketë Kombëtaren e origjinës së tij, Shqipërinë . 

Gazetari gjerman e ka pyetur futbollistin në fjalë se, si pjesë e kombëtares së Zvicrës, ai do të luajë kundër vendlindjes së tij, Shqipërisë, ndaj si mund të ndihet në një situatë të tillë delikate. Pasi analizon pozicionin ndryshe në klubin gjerman ku luan, krahasuar me atë në kombëtaren zvicerane, Xhaka vihet para pyetjes: Tani bëhet fjalë për ekipin kombëtar. Me siguri për ju po afron një ndeshje e veçantë…


Kosovari i Munchengladbah përgjigjet: "Ne luajmë dy eliminatoret e para në grup, në fushatën kualifikuese për Botërorin 2014. Fillimisht do të jemi në fushën e Sllovenisë, pastaj presim në shtëpi Shqipërinë. Për mua, si shqiptar i Kosovës, patjetër që është diçka shumë e veçantë. Mirëpo, duke qenë pjesë e ekipit kombëtar zviceran, natyrisht që dua ta fitoj ndeshjen. Unë luaj për Zvicrën dhe kjo ka rëndësi. Ah, po. Nëse shënoj ndonjë gol ndaj Shqipërisë, me siguri nuk do të festoj. Kjo, si shenjë respekti"
Sunday, September 2, 2012

Noizi me Eni kocin Kapen mat ne nje pishine (Foto)


Bleona me shum e zhveshur sesa e veshur ne fotot e saj.....


Bjonder hesapi , Shikojeni cka bere :P


Saturday, September 1, 2012

12 shenjat qe tregojne se ke rene ne dashuri…

1. I rilexon mesazhet e tij/saj shpesh.
2. Ecen shume ngadale kur je me te.
3. Pretendon se je e/i turpshem kur je me te.
4. Kur mendon per te zemra te rreh gjithmone e me shpejt.
5. Kur degjon zerin e tij/saj buzeqesh pa asnje arsye.
6. Kur sheh ate, nuk i ve re njerezit e tjere perreth teje.
Pasi ti lexoni ju lutem shtypni 1 nga reklamat rreth lajmit!
7. Fillon te degjosh kenge te lehta.
8. Fillon te mendosh gjithmone e me shume per te.
9. Emocionohesh vetem nga aroma e tij/saj.
10. Kupton qe gjithmone buzeqesh me vete kur mendon per te.
11. Do beje cdo gje per te.
12. Tani qe po lexon kete, kishe vetem nje person ne mendje gjithe kohen…

Cilat jane shenjat qe te bejne te kuptosh se ai te pelqen?


Ai të sheh? Sikur të bën magji me sytë e tij?
Atëherë nuk ka dyshim se ju dëshiron. Është e sigurt. Se nëse dikush na sheh gjatë në sy, dhe ndërsa e bën këtë, pëson një zgjerim të bebes së syrit, është e qartë: ka dëshirë seksuale ndaj jush.
Këtë e thonë ekspertët e Cornell University (SHBA, që kanë kryer një studim pikërisht mbi një shenjë mjaft unike që duhet kuptuar nëse dikush na pëlqen…Sipas tyre, për një arsye të tillë, sytë e mëdhenj, arrijnë  të joshin më mirë. Pasi bebet e tyre zmadhohen dukshëm dhe arrijnë të shfaqin tërheqjen seksuale që ushqejnë.
“Ne kemi kërkuar për të gjetur një alternativë që mund të na japë një tregues të orientimit seksual automatik. Me këtë teknologji të re, ne jemi në gjendje për të shqyrtuar prirjet e atyre që kurrë nuk i shfaqin në të vërtetë pëlqimet e tyre”, citon Gerulf Rieger, autor i hulumtimit.
Sytë, sipas tij, para së gjithash shfaqin karakteristikat e personalitetit tonë, por në të njëjtën kohë edhe tregojnë se san na tërheq seksualisht dikush.

SHBA, 101 vjeçari shtyp me makinë një grup fëmijësh

SHBA, 101 vjeçari shtyp me makinë një grup fëmijësh



Njëmbledhjetë persona kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë pasi një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar përballë ‘Main Street School’në Los Angeles.

Shoferi i makinës ka qenë një 101 vjeçar që është mbrojtur duke thënë: ’Nuk më funksiononin frenat’.

Videon Ndiqeni ne ---> http://www.albeu.com/video-lajme/shba-101-vjecari-shtyp-me-makine-nje-grup-femijesh/84652/

Shtuar më 31/08/2012, ora 14:29

Të marrësh 1 milion dollarë duke shëtitur në plazh


Të marrësh 1 milion dollarë duke shëtitur në plazh
  
Prania e Paris Hilton në një klip muzikor për artistin Korean Kim Jang Hoon i ka kushtuar organizatorëve 1 milion dollarë.
Agjensioni i këngëtarit tha se ata kishin marrë në shqyrtim disa emra të mëdhenj tëHollywood-it por në fund kishin vendosur për Paris Hilton.

“Ne kemi marrë në konsiderim emra të mëdhenj të Hollywood-it si Jessica Alba, Scarlett Johansson dhe Paris Hilton për rolin kryesor në klipin e Kim. Por pas disa konsultimeve vendosëm që Paris të jetë fituesja pasi që përshtatej më shumë me kërkesat tona”, u shpreh agjencia.


Paris në këtë videon është parë të shëtiste nëpër plazh ndërsa kënga është baladë e cila do të shfaqet në versionin 3D dhe do të lansohet me 4 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2012, ora 15:22

Çiljeta në pritje të fëmijës së parë


Çiljeta në pritje të fëmijës së parë

Këngëtarja Çiljeta mësohet se është në muajin e katërt të shtatzënisë ndaj ka munguar në skenat shqiptare gjate kesaj vere. Panorama plus ka publikuar një foto në të cilën shihet këngëtarja me barkun e fryrë, dhe nuk bëhet fjalë për një shtim në peshë, por se ajo është në pritje të fëmijës së parë. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2012, ora 11:40

Hakmarrja në Shkodër, vdes në spital 22 vjeçari


Hakmarrja në Shkodër, vdes në spital 22 vjeçari
  
Ka nderruar jete ne spital 22 vjecari, Jurgen Marku, plagosur ne prite dy dite me pare. Ngjarje nga e cila humbi jeten ne moment babai i tij, FrederikMarku.

Djali, i shtruar ne spital qe pas ngjarjes, ndodhej ne gjendje kritike dhe duket nuk ka mundur t’i mbijetoje plageve temarra. Nje dite me pare, policia e Shkodres ndaloi nje nga autoret e dyshuar te krimit ne kete qytet.    
Shtuar më 01/09/2012, ora 12:40

Flori dhe Elvana, bashkë në SHBA



Këngëtarja Elvana Gjata, ka zhvilluar turneun veror në qytetet më të mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Në të gjitha këto mbrëmje ajo është shoqëruar nga menaxheri i saj, Dj Andy Gramm.
Këta të dy, bashkë me Florin, pas përmbylljes së sezonës verore, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ku rikthehen për të mbajtur koncert, pasi u treguan të suksesshëm atje, vitin që shkoi.
Të tre dje kanë ateruar në New York dhe sonte (1 shtator) do të interpretojnë në Highline Ballroom në Manhatan.
Ndërkohë, Elvana po punon për singlin e ri, që do të dalë shumë shpejt dhe do të jetë një tjetër produksion i “Threedots Production”

Mirjeta dhe dasma e saj super seksi


Mirjeta e bb dhe dasma e saj super seksi Shikojeni pak :)
Friday, August 31, 2012

Andres Iniesta sfidon Ronaldon dhe Messi-n, fiton cmimin lojtari me i mire i UEFA-s

Çmimi prestigjioz i lojtarit më të mirë të Champions League, sapo iu akordua futbollistit spanjoll të Barcelonës, Andres Iniesta. Kështu, mesfushori i Barçës sfidoi shokun e tij të skuadrës, argjentinasin Lionel Messi, si dhe asin portugez Christiano Ronaldo të Real Madridit, që e shoqëruan deri në finale. Messi, që këtë çmim e ka fituar edhe më parë, gëzon që të paktën lojtari me i mire i uefas mbeti në skuadrën e tij, ndërsa Ronaldo ngushëllohet me SuperKupën e Spanjës që fitoi një ditë më parë.
Thursday, August 2, 2012

Nëse nuk ke Facebook je psikopat



Çdonjëri i cili nuk ka një akount të tij personal në Facebook është psikopat. Sipas psikologut gjerman Christoph Mueller i cili supozon se niveli i veprimtarisë njerëzore në rrjetet sociale në internet mund të rezultojë me një progres mjaft pozitiv të zhvillimit të tij mendor.
Sipas teorisë së Miller, njerëzit të cilët pretendojnë se nuk janë të interesuar për Twitter ose Facebook kanë zhvillim mendor të çrregulluar dhe jo të drejtë, transmeton Shqipmedia.
Shkencëtari shpjegon se as vrasësi norvegjez Anders Brejvik dhe as kasapi i Kolorados James Holmes nuk kishin profilet e tyre në Facebook që sipas shkencëtarit shpreh qartë se të dy nuk ishin shumë të lidhur me rrethin dhe shoqërinë ku jetonin.
Ai beson se shqyrtimi i veprimtarive në rrjet nga persona ta ndryshëm mund të bëhet mjet i fort për zbulimin e personaliteteve antishoqërore.
Në mbështetje të kësaj teorie, Mueller tha se reth 80 përqind e kompanive gjermane kontrollojnë se nëse një kandidat pune ka një profil në rrjetin shoqëror, cili nuk posedon merr refuzim të kërkesës për punë.

Njerëzit mund të zhduken në vitin 2100



Shkencëtarët kanë njoftuar se ekosistemi tokësor do të përjetojë një kolaps të plotë në vitin 2100. Kjo profeci apokaliptike nuk doli nga goja e ndonjë lideri të ndonjë sekti fanatik, e as nga mediat sensacionale apo filmat fantastiko-shkencorë. Kjo vjen nga revista serioze “Nature”, dhe nga një studim serioz. Teza është kjo: mjedisi, si pasojë e dëmeve që shkakton njeriu, deri në fund të shekullit do të arrijë në pikën pa kthim. Biosfera e Tokës i afrohet periudhës së tranzicionit nga një sezon në tjetrin. 22 studiues nga 15 organizata të ndryshme shkencore ndërkombëtare, paralajmërojnë ndryshimet e shpejta klimaterike dhe në humbjen e biodiversitetit.
Sipas studimit, së shpejti do të zhduket pothuajse gjysma e ndryshimeve klimaterike që kemi sot. Ajo do të zëvendësohet me ndryshime të reja të cilat asnjë organizëm i gjallë kurrë nuk i ka përjetuar ose shijuar. Ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejt, duke e bërë të pamundur përshtatjen e specieve dhe të ekosistemeve.
Kjo nuk është ngjarja e parë kataklizmike e Tokës. Tashmë, në fakt, dihet se kanë ndodhur shtatë prej këtyre ndryshimeve: me Shpërthimim e Kambrianit 540 milionë vjet më parë, me pesë zhdukjet masive që shkatërruan rreth 90 për qind të jetës në Tokë dhe me kalimin në Epokën e Akullnajave para 12 mijë viteve.
Pra, ndryshimet që e presin Tokën janë të ngjashme me ato çfarë kanë ndodhur më herët. Reduktimi i sharrënajave korale si dhe fakti se Sahara para 5500 vitesh ishte fushë pjellore, janë dëshmi për këtë.
Shpëtimi i vetëm që mbetet është që të ndryshojmë zakonet dhe mënyrën e jetesës. 22 shkencëtarët që e kanë bërë këtë studim paralajmërojnë qeveritë që të marrin hapat e nevojshëm si masa parandaluese për shfaqjen e fatkeqësive.

Genta dhe Noizy gati duetin

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejt do të publikojë një këngë të re, realizuar në duet.
Pasi publikoi bashkëpunimin me Dj Blunt dhe Real 1 në këngën “Ole Ole”, Genta ka filluar të punojë në realizimin e një kënge të re, bashkë me reperin Noizy.
 Këtë gjë e ka konfirmuar Noizy nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shënuar: “Më në fund duke incizuar me Genta Ismajlin këngën e çmendur që të gjithë e prisni. Do të publikohet shumë shpejt”.
 
© Copyright 2011-2012 Shtypi Online All Rights Reserved.