Powered by Blogger.

Si e mbrojti Donald Trump, Berishën?

Monday, September 10, 2012



Fotografi i mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, Fadil Berisha, vazhdon karrierën e tij të suksesshme në New York, duke qenë fotograf zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markës prestigjoze “Rolex”.
Pak kohë më parë, Berisha ka pasur një problem me punën e tij. Ndërsa zhvillohej Miss United States, vajzat u pikturuan në trupin e tyre, një lloj arti body-painting, dhe u fotografuan me rroba të brendshme, ndërkohë që u konsideruan si të përdorura, si objekte seksuale nga shumë media amerikane.
Çështja shkoi deri në CNN, ndërkohë që ishte vetë Donald Trump i cili mbrojti këtë kauzë, që kaloi e gjitha në favorin e Berishës.
Fotografi shqiptar ka sqaruar se si është zhvilluar kjo ngjarje, që në fund ka ndikuar vetëm pozitivisht tek Miss U.S.A.

"Donald Trump ka Miss Universal, Miss U.S.A dhe Miss Pink. Ishim në Las Vegas dhe ramë dakord që të bënim foto shumë më seksi, për Miss U.S.A. meqenëse është një vend shumë më i hapur, është një gjë shumë më interesante dhe ishte një reklamë shumë e mirë. I bëmë ato “In Vegas with Fadil Berisha”, ka filluar Berisha rrëfimin e tij për TCH, duke  shtuar:
"Unë nuk isha vetëm në atë takim dhe kur ata panë fotografinë e parë, vajza ndryshoi aq shumë, u bë aq seksi, aq “Victoria Secret” dhe ata morën guximin ta përdornin këtë moment sepse e panë që vajza ishte e mbrojtur dhe fotografia e mbrojtur. I morën 4 fotografitë dhe i futën në CNN, domethënë se dikush i vodhi fotografitë Fadil Berishës. Aty më kapën të gjitha kanalet televizive dhe u bë një debat nëse e teprova apo s'e teprova. Kur e pyten Donald Trump, ai tha se nuk e kuptonte?! “Këto fotografi ishin shumë të bukura dhe të lutem mos e ofendo fotografin tim, ai është shumë më i mirë se ai i “Victoria Secret”, ka shpjeguar tutje ai.
Gjithë kjo doli një sukses shumë më i madh nga sa e kishin menduar. Spektakli bëri famë në krejt botën, u fut në CNN dhe në çdo televizion amerikan.  /Indeksonline/
Share this article on :

0 comments:

Post a Comment

 
© Copyright 2011-2012 Shtypi Online All Rights Reserved.