Powered by Blogger.

Rita xhiron me flamurin e Kosovës

Monday, September 10, 2012


(E plotësuar) Këngëtarja Rita Ora sot është duke i vazhduar xhirimet e saja për klipin e ri, përmes së cilit ajo ka qëllim të promovojë vendin tonë nëpër botë.
Madje ajo nuk po mjaftohet vetëm me pamje nga vendi, por ka xhiruar pjesë edhe me flamurin e Kosovës, të cilin e mbanë të lidhur në qafë, gjë që edhe njëherë dëshmoi dashurinë dhe kujdesin e saj ndaj popullit dhe vendit të vet.
Qëllimin e saj Rita e ka konfirmuar edhe në takimin që ka pas sot me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi Rita ka thënë se dëshiron që botës t’ia shfaq në anë të bukur të vendit të saj. Rita Ora ka shprehur falënderime të veçanta për ministrin për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar ndaj saj.

“Unë po dua të them ty shumë faleminderit për krejt çka keni bërë. Pa ndihmën tuaj unë nuk do të mund të realizoja kaq lehtë gjithë ato xhirime”, ka thënë Rita. Ajo ministrit Krasniqi ia dhuroi albumin e saj të parë, “ORA” derisa ai i ka dhuruar asaj instrumentin e lashtë ilir, okarinën si dhe hyjneshën në fron si simbole të civilizimit të hershëm në Kosovë.

“Për mua është nder i veçantë që ju takoj dhe çfarëdo që bëjmë ne për ty është minimumi pasi vërtetë puna jote meriton çdo respekt”, i ka thënë ministri Krasniqi Rita Orës.
Për qëndrimin e saj në vendlindje kanë shkruar edhe mediat prestigjioze amerikane.
Në njërën prej tyre shkruhej:

“Këngëtarja senzacionale Rita Ora tashmë ka arritur sukses në shumë vend të botës me hitet e saja të deritanishme. Por ajo ka vendosur të kthehet mbrapa, aty ku ka lindur, në Kosovë, për të regjistruar videoklipin e saj të ri. Rita ka lindur në kryeqytetin e Kosovës, (që dikur njihej si Jugosllavi) dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe kur ishte vetëm një vjeçare”.

Kënga të cilës po i punohet klipi, është “Shine your light”, këngë kjo që bënë pjesë në albumin e saj të parë, ORA. /Indeksonline/
Share this article on :

0 comments:

Post a Comment

 
© Copyright 2011-2012 Shtypi Online All Rights Reserved.